Published On: 19 Qershor, 2017

Hypatia, bijë e të parëve tanë

(Shkrimi i kushtohet mbesës sime Arbanës)

Një pasdite tragjike e vitit 415 pasKr gjer sa ishte duke e zhvilluar shkencën në mendjen e saj, ia mësyni masa e tërbuar nga fanatizmi fetar dhe e filloi djegien e vlerave të mëdha të Bibliotekës së Aleksandrisë dhe e mori Hypatinë duke e shkëputur nga realja dhe e nxori në rrugë duke e rrahur dhe dhunuar barbarisht deri në vdekje, – ishte fanatizmi fetar kundër dijes së shenjtë.
Hypatia e Aleksandrisë e lindur rreth vitit 370 pasKr, e bija e Theonit të Aleksandrisë, matematikanit famëmadh të kohës, mbeti pionerja e rëndësisë së gruas në historinë e civilizimit njerëzor, një grua që përfaqësonte inteligjencën femërore dhe e cila aktivisht punonte për të mirën e njerëzimit. Ajo ishte diçka e posaçme që ngërthente në veti bukurinë dhe intelektin e lartë. Ajo ishte përgjegjëse për atë që që e bashkoi kukturën, dijen dhe të kuptuarit filozofik të së vërtetës njerëzore –  Biblioteka e Aleksandrisë.
Biblioteke e Aleksandrisë ishte historikisht vendi ku mësohej, hulumtohej dhe i dhurohej njerëzimit ajo që nuk blihet me para dija, kultura dhe shkenca.

Theoni, i ati i Hypatisë ia mësoi të bijës matematikën dhe astronominë, por thuhet që Libri i III i Teorisë, versionit të Teonit për Almagestin e Ptolomeut, ku paraqitej  modeli i Universit, i cili mbeti i heshtur deri në kohë e Kopernikut dhe Galileos – ishte vepër kryekëput e Hypatisë.

A ishte Hypatia filozofja më e madhe e Aleksandrisë dhe martire e vërtetë e vlerave, të të mësuarit? Ajo u shndërrua në copë e grimë nga një grup “qenie njerëzore, jo pse ishte femër, por sepse mësimi i saj ishte aq i thellë, aftësitë e saja dilektike aq të shtrira gjerë e gjatë, sa që i pengonte ata që e donin heshtjen mendore të saj. Të ballafaqoheshin me Hypatinë ishte e pamundur, por ata zgjodhën vrasjen e saj.

Fahri Xharra, 18.06.17, Gjakovë

Referencat:

Hypatia: Fanaticism Vs. Sacred Knowledge


https://www.behindthename.com/name/hypati

Hypatia: The last of the great philosophers who was also a mathematician extraordinaire


https://oregonstate.edu/instruct/phl201/modules/Philosophers/Hypatia/hypatia.html
http://www.ancient-origins.net/history-famous-people/living-mans-world-untimely-brutal-death-hypatia-002328

Image result for Hypatia

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...