Published On: 5 Korrik, 2017

“Huqja” e Prokurorisë Speciale me të dhënat për dy vrasjet e pasluftës

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se rreth 135 zyrtarë policorë të Kosovës dhe EULEX-it kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e disa personave për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004, rast që ishte cilësuar si sulm terrorist për shkak të përmasave të krimit.

Në njoftimin për media, Prokuroria Speciale ka thënë se bëhet fjalë për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut.

“Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”m thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Por, në fakt, njëri nga policët e vrarë ka qenë Arsim Rustolli, atë kohë pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës, njofton Insajderi.

Zyrtari tjetër i vrarë në atë ngjarje ka qenë Kujo Osoman nga Gana e Afrikës.

  • Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë arrestuar katër persona lidhur me këtë rast. Insajderi ka mësuar se dy nga ta janë Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari./Insajderi.com
Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...