Published On: 10 Nëntor, 2016

Humbi veshin në aksident, doktorët ia rrisin një tjetër në krahun e tij

Kjo është magjia e mjekësisë moderne në Kinë!

Po, siç edhe po e shihni në foto, ky është një vesh që po rritet në krahun e një pacienti.

Pacienti, me mbiemër Ji, humbi veshin e tij të djathtë në një aksident me veturë. Falë Guo Shuzhong, një ekspert në kirurgjinë rekonstruktive, ai do të ketë një vesh të ri, transmeton Gazeta Express.

Sipas NetEase, për ta arritur këtë, Guo mori pak nga kërci në brinjën e pacientit, e formoi atë dhe më pas e futi atë në parakrahun e tij të djathtë.

Më pas, veshi do t’i vendoset në vendin ku ishte në kokë. Ky proces merr kohë tre deri në katër muaj, derisa veshi të rritet plotësisht.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...