Published On: 14 Qershor, 2017

Humb jetën aktivisti i Vetëvendosjes

Gjatë ditës së djeshme, në një aksident komunikacioni ka humbur jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albadrit Sejdijaj nga Mitrovica.

Njoftimin për vdekjen e Albadritit e ka bërë dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktivistit shembullor, Albadrit Sejdijaj. Albadriti ishte njëri nga ne, në aktivitetet tona dhe punën tonë të përbashkët Albadriti ishte i pashoq në vetëmohim dhe aktivizëm, me shumë vullnet dhe shumë punëtor. Djemtë si Albadriti mbesin gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Albadriti u angazhua për fitoren tonë në Mitrovicë. Ishte aktivisti kryesorë i cili udhëhoqi aktivitetet tona nga pika në Bair, ku edhe u bë ndryshimi më i madh në gjithë komunën tonë, në të mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve. Ngushëllime familjes Sejdijaj, ndajmë dhimbjen me ta në këto momente të vështira për të gjithë ne.”, shkruan në njoftimin e kësaj dege të postuar ne faqen e tyre në facebook.

Po ashtu, lajmin për vdekjen e Albadritit ka njoftuar edhe ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Finsik Ismaili, i cili ka shkruar se tragjeditë më të rënda janë ato kur ndodhin gjatë gëzimit të madh.

“Tragjeditë më të rënda janë ato kur ndodhin gjatë gëzimit të madh. Sapo e kuptova që Albadriti, aktivisti më i shquem i Lëvizjes në Mitrovicë, e paska humbë jetën në një aksident më herët sot. Edhe ma të randa janë humbjet e atyne që nuk e kishin kohën me shkue. I dashtun, të qoftë dheu i lehtë, e i randë është shpirti i secilit prej nesh, që të humbëm. Nuk po na ngushëllon as kur e dijmë se sa i lumtun ke qenë në momentet tua të fundit, duke e dijtë se sa vlerë ka pasë puna yte e palodhshme, për me e prue vendin tand deri këtu. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sejdijaj edhe motrave e vëllezërve të Lëvizjes”, shkruan Fisnik Ismaili

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...