Published On: 16 Gusht, 2017

HR Drejtoresha e Facebook-ut vjen në Shkup!

Shkupi do të jetë nikoqir i një ngjarjeje të rallë dhe ekskluzive, duke mbledhur në një vend drejtorët e punësimeve të disa nga kompanitë më të mëdha në botë si: Facebook, Unilever, Emirates NBD, Novo Nordisk, ING Bank, Gazprom dhe tjera.

Më 29 Shtator në Shkup, në një konferencë të madhe do të flasin rreth trendeve të fundit të industrisë së burimeve njerëzore.

Gjatë konferencës Global HR Summit Shkup do të prezantohen trendet më moderne të botës së HR, duke përfshirë shumë tema dhe ide aktuale.

Kjo konferencë ekskluzive organizohet nga P WORLD, agjenci me renome botërore e cila ka organizuar konferenca të suksesshme në Amerikë, Kanada, Turqi, Azerbejxhan, Kroaci, Maroko, Egjipt, Korenë e Jugut, Katar dhe shumë vende tjera, në partneritet ekskluziv me Kariera.mk.

Ngjarja ka nxitur një vëmendje të madhe jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri. Ekspertët e fushës së HR e kanë vlerësuar këtë ngjatje si HR ngjarja e vitit. Gjatë konferencës do të kemi edhe shumë aktivitete interaktive dhe mundësi për zgjërimin e kontakteve me kompani të ndryshme nga rajoni – shprehet Norik Selimi, drejtor i Kariera.mk.

Ditëve në vijim do të publikojmë intervistat ekskluzive të cilat i kemi realizuar me të gjithë folësit e konferencës. Më shumë rreth programit dhe regjistrimit: http://www.thepworld.com/event/global-hr-summit-skopje

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...