Kosova

Hoxhaj: Vota për Kuvendin dhe Qeverinë është siguruar

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se PAN i ka siguruar të gjithë votat për formim të Qeverisë dhe Kuvendit. Ai ka treguar se kjo do të shihet edhe më 3 gusht.

“Nuk kemi më asnjë dilemë. Numrat janë bërë për Kuvend dhe Qeveri. Kjo do të shihet edhe më 3 gusht, kur edhe do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në KTV.

Ai ka treguar se Kosova nuk ka çka të humbë më dhe formimi i institucioneve duhet të bëhet.

“Në takimet e Haradinajt dhe Veselit është vlerësuar shumë herë se Kosova duhet ti ketë institucionet sa më shpjet. Për këtë edhe është punuar shumë. Nga data 3 gusht vendi ynë do të jetë me institucione”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar se krijimin e qeverisë Haradinaj do ta mbështesin edhe deputetët e pakicave.

“Të gjithë komunitetet në Kosovë i kanë thënë Haradinajt se do të votojnë për kryeministër”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *