Kosova

Hoxhaj: I kemi votat për UNESCO dhe INTERPOL

Kosova i siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe INTERPOL. Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar  ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kosovës do t’i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare.

Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në këtë intervistë për gazetën Zëri ministri në detyrë ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *