Published On: 26 November, 2016

Hoxha shqiptar predikon islamin radikal në burgjet e Zyrihut, ja si u zbulua

Ekstremizmi fetar përveç se në xhamia dhe në internet përhapet edhe në një hapësirë tjetër, për të cilën vështirë se do t’i shkonte mendja njeriut: në burgje!

Gazeta zvicerane Tages Anzeiger në një shkrim hulumtues sjell rastin e një hoxhe shqiptar të cilit i ishte besuar kryerja e shërbimeve fetare në burgje, në regjionin e Cyrihut. Hoxha dyshohet se ka predikuar para të burgosurve islamin radikal. Ai ka shpërndarë broshura me terma nga ligji islamik, sheriati, disa nga të cilat gazeta i citon në tekstin e saj.

“Allahu kërkon që në rast vjedhjeje, hajni të dënohet me prerje të dorës. Ky dënim duhet ta frikësojë atë. Nëse vjedhësi e di se kur të ketë vjedhur do t`i pritet dora , ai do ta braktisë vjedhjen dhe kështu pasuria e njerëzve mbetet e paprekur. Allahu, i vetmi dhe i shumëlavdëruari Zot e ka dorëzuar sheriatin si ligjin më të lartë për gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit t`i nënshtrohen atij”, shkruan gazeta zvicerane.

Autor i broshurës është salafisti nga Riadi (Arabia Saudite) Rahman Al Shea. Ai konsiderohet i lidhur me aksionin për shpërndarjen e Kuranit falas me motion “Lies”,  transmeton albinfo.ch. Ky aksion ndërkohë është ndaluar në Gjermani ku e kishte zanafillën por jo në Zvicër, përkundër kontestimeve të shumta, ende lejohet të veprojë.

I kontaktuar nga gazeta, imami shqiptar ka thënë se nuk e ka ditur përmbajtjen e broshurës dhe kur e ka thirrur drejtoria e burgjeve e ka flakur broshurën nga biblioteka e vogël e burgut.

Në vazhdim artikulli bën fjalë gjerësisht lidhur men rastet tjera që kohëve të fundit kanë dalë në opinion rreth radikalizimit të një pjese të besimtarëve në Zvicër.

Gazeta citon një zëdhënëse të drejtorisë së burgjeve të ketë thënë se në bibliotekat e burgjeve, nga librat fetarë islamikë lejohet vetëm Kurani. Madje, imamët që angazhohen si kujdestarë shpirtërorë të të burgosurve myslimanë këshillohen që atyre të mos u jepen libra të tjerë përveç Kuranit, përcjell albinfo.ch.

Por ajo ndërsa thotë se imamët e burgjeve nuk kontrollohen sistematikisht, kështu që nuk përjashtohet që ndonjëri prej tyre të kontrabandojë materiale të dyshimta.

Tages Anzeiger citon kryetaren e organizatës për islam progresiv Saïda Keller-Messahli, e cila thotë se më e mira do të ishte që në vend të imamëve, burgjet të angazhojnë psikologë ose punëtorë socialë për t`i këshilluar të burgosurit.

Por, para kësaj, autoritetet duhet të bejnë transparente listat e imamëve që angazhohen në burgje, spitale etj. për përkujdesje shpirtërore të të burgosurve dhe sëmurëve.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...