Published On: 23 Prill, 2017

Hoti: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK’së, Rexhep Hoti, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, pasi, sipas tij, ato janë duke ndodhur.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka theksuar se për zgjedhje të reja do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit.

Hoti ka bërë me dije se nuk është në interes të PDK’së të vazhdohet qeverisja pa pasur mundësi më të marrë vendime të mëdha e të vështira.

Sipas tij, vendi duhet të ecë përpara dhe nuk mund të mbetet peng i askujt.

Duke folur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Hoti ka thënë se këtë çështje ka dështuar ta drejtojë partia e Kryeministrit Isa Mustafa, qoftë drejt konsensusit, apo qoftë drejt votimit në Kuvend.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...