Published On: 3 Gusht, 2017

Hoti: Veseli nuk është në pozitë për të vënë kushte

  • Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i është përgjigjur një oferte të kryetarit të PDK-së, i cili ka thënë se mund të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Ramush Haradinaj votohet për kryeministër edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA.

Sipas Hotit, kryetari i PDK-së “nuk është në pozitë për të vënë kushte”.

Për më tepër, sipas Hotit, Veseli nuk do të tërhiqet vullnetarisht, por nuk mund të zgjidhet.
“Ai nuk do të tërhiqet por nuk mund të zgjidhet. Ai e ka të qartë se askush nuk e dëshiron për kryetar të kuvendit”, ka thënë Hoti në një intervistë për KTV,

Ai më tutje ka shtuar se, “PAN-i e ka të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin, dhe ne e respektojmë këtë. Ne nuk kemi të qartë se kush është kandidati”.

Hoti më tutje ka thënë është për keqardhje që edhe presidenti përfshihet në presione të ndryshime ndaj deputetëve.

Deputeti i LDK-së më tutje ka komentuar edhe mungesën e mundshme të PAN-it në seancën e nesërme. Ai ka ftuar PAN-in që nesër të vijë në Kuvend.

“Nëse nuk vijnë atëherë do të vërtetohet se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të vendit. Ftoj koalicionin PAN që të paraqitet në Kuvend pasi kjo është jo serioze”, ka thënë Hoti.

Hoti nuk ka komentuar veprimin e sotëm të Teuta Rugovës, e cila votoi pro kërkesës së PAN-it për pauzë. Por, ka theksuar se deputetët e koalicioni LAA duhet të respektojnë të gjitha vendimet e koalicionit pasi në atë listë kanë marrë votat.

“Nuk mund të flas për Rugovën. Unë pres nga ajo dhe të gjithë deputetët e tjerë të respektojnë vendimet e koalicionit LAA. Nuk besoj se ajo do ta votojë kandidatin për kryeparlamentar dhe kryeministrin. Të gjithë që janë dalë nga ajo listë LAA-së duhet të respektojnë vendimet e koalicionit. Deputetët tanë janë unik, ata janë plotësisht të lirë që të vendosin. Familjes Rugova i është bërë një presion i lartë përmes mediave të paguara nga koalicioni PAN”, ka thënë Hoti

Hoti ka thënë se PAN-i duhet të dorëzohet nëse nuk i ka numrat për formimin e institucioneve.

“Nëse nuk arrijnë marrëveshje politike me partitë e tjera dhe të kenë numrat për formimin e institucioneve atëherë duhet të dorëzohen”, ka thënë ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...