Published On: 19 Qershor, 2017

Hoti ua ngriu buzëqeshjen PAN dhe VV

Sefedin Krasniqi

Në fshatin tim të lindjes, e kemi pasur një mixhën Mehë. Ai tregonte për një kumbarën e vet nga Gradica se si e rrihte dhe një ditë më vonë, i thoshte, e «kam pasur për kumbari». PAN dhe VV që rrëzuan qeverinë Mustafa, e patën për kumbari, a për çka?

Klani Pronto në rrezik
Ditë më parë, pas deklaratës akull të z. Hoti nga Mali i Zi, se LDK nuk do të bashkëqeverisë as me PAN as me VV, pasi të gjithë bashkë e rrëzuan qeverinë Mustafa, këto subjekte, me buzëqeshje të ngrirë, i ndezën fitilat për të gjetur një zgjidhje. Secila në mënyrën e vet, iu kanë vardisur LDK-së duke ia lëpirë edhe gishtat e këmbëve e puthur (edhe ku s’duhet) për bashkëqeverisje. Të gjitha mediat që i kontrollojnë dhe ndonjë që e kanë paguar vetëm për fushatë janë ngritur në këmbë që të bëjnë tifo për kampin përkatës. Llogaria nuk po i del askujt pa LDK. Të gjithë këtyre zhurmuesëve, Anton Quni ua ka dhënë përgjigjen, në Parlament, ditën e rrëzimit të qeverisë Mustafa me një fjali të thjeshtë: «Shihemi në finale».
Klani Pronto, që është vetë SHIK-u, është në rrezik të shpërbërjes dhe që ta maskojë «finalen» e tmerrshme, u ka dhënë urdhër, veç mediave, edhe argatëve të përkohshëm flasin e kërkojnë një Qeveri teknike, për të cilën PDK po bëhet se nuk di gjë dhe gjoja e kundërshton. Këtij kori, dje iu bashkëngjit edhe ambasadori i Anglisë, i cili përkujtoi se «Kosova para veti ka detyra të mëdha», prandaj iu dashka një qeveri teknike. Në qeverinë teknike, nënkuptohet, kryeministri del nga zarfi, i cili duket të jetë «i vogël për Ramushin e madh». Kështu që, vërtetë finalja i ka dal me guxhë, së paku deri tash, edhe Ramushit!

Tash edhe VV me shpirt e do Republikën e Ahtisarit
“Nuk jepet Republika”, tha dje Albini! Veç nuk na tregoi cila republikë: e Kosovës (Ahtisarit) apo e Shqipërisë (Londineze)? Ndoshta ka menduar Republika e Shqipërisë së Bashkuar, por nuk ia ka qit buza e ngrirë, pas vizitës që i bëri ambasadorit Delawie me dy tezakët e VV. Çelu pak Albin, çelu. Trego çka ke nënshkruar dhe cilët politikanë të VV je pajtuar të mos i përfshihen në kombinimet tua për funksione, nëse ia del t’i bësh 61 vota për formimin e Qeverisë. As Albinit nuk po i dalin numrat pa LDK-në, dhe VV-së shpirti po i del për një bashkëqeverisje me LDK-në. Aq shumë është dashuruar Albini në LDK sa u ka dhënë urdhër kominisonarëve të VV t’i ruajnë kandidatët për deputet të LDK-së nga vjedhjet që po mundohet t’ua bëj koalicioni PAN gjatë rinumërimit të votave.
Pa u mbushur një muaj, Albini ka lëshuar tri deklarata që e kanë shndërruar në kameleon të vërtetë politik dhe në demagog që e ka në gjak luftën e klasave. Para kësaj, « Republika nuk jepet », Albini për TV të Zvicrës ka deklaruar se « kombi nuk i besohet të majtës ». Sipas Albinit, kombi qenka vetë e majta apo e majta qenka vete kombi. Kjo është rrenë e kulluar e të gjitha kohërave qysh se ekziston teoria marxiste dhe është plotësisht në dyzen me stalinizmin e Enver Hoxhes.
Po në të njëjtin emison në TV të Zvicrës, Albini ka deklaruar (pak terthorazi) se pikën për zhvillimin e Kosoves, nëpërmes Fondit Sovran për Zhvillim, e mbështet në ” biznisëmenët e suksesshëm shqiptarë të Zvicrës”, të cilët do të investonin në Kosovë. Por, Albini nuk e di se dhumica e atyre biznisëmenëve të Zvicrës, në pushime shkojnë me kredi dhe çdo vit po zvogëlohet shkuarja e tyre në Kosovë. Madje, nëse i ndal fluturimet Easyjet për Prishtine (zoti mos e dhashtë) edhe Albini do të ketë vështireis të paguaj biletëne aeroplanit për një fluturim në Zvicër.
Ne fund, vlen të thuhet edhe diçka
Ka shumë dyshime që biznismenët shqiptarë (të Kosoves) në Zvicër u krijuan pas luftës nga paratë e pista që erdhën nga Kosova nëpërmes Klanit Pronto – shiksave të PDK-së!
Deklarata më skandaloze të Albinit, mund të jetë se pranon të bëj qeverinë me PAN dhe Listën Serbska, por nuk është e pamundshme.
Ramushi…
Kësaj radhe s’po them gjë. Mirupafshim kur të hapet dosja sekrete e Frances! Nëse bëhet kryeministër i Kosovës me ndihmen e Listes Serbska, s’ka nevojë as të hapet.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...