Published On: 11 Janar, 2017

Hoti thotë se Qeveria do t’i bëjë me autobusë edhe qendrat tjera të Kosovës

Autobusët e rinj që nga sot kanë filluar qarkullimin në Prishtinë.

Avdullah Hoti, ministër në Ministrinë e Financave, tha sot gjatë ditës se 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

“Kredia ka vlerë totale prej 10 milionë eurosh, me maturitet 12 vjet, ku 2 vjet janë grejs periudhë dhe 10 vjet amortizim i kredisë. Interesi vjetor është 1% + Euribor 6-mujor, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftimin nga ana e Ministrisë së Financave.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...