Published On: 28 Maj, 2017

Hoti: Themeluesit e LDK-së ma dhanë bekimin për ta udhëhequr koalicionin

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Has, se ditëve të fundit ka takuar shumë prej themeluesve të LDK-së, për t’i prirë koalicionit të fitores në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ka qenë nder për mua që kam marrë besimin e strukturave dhe themeluesve të LDK-së, për të qenë në krye të një koalicioni i cili do ta zhvillojë Kosovën në aspektin e brendshëm dhe do ta fuqizojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Jam takuar privatisht me shumë prej themeluesve të LDK-së, nga të cilët kam marrë bekimin për ta udhëhequr koalicionin e fitores”, ka thënë Hoti, bën të ditur një komunikatë nga LDK.

“Ai ju ka kërkuar hasjanëve që ta përkrahin projektin e tij për Kosovën e zhvilluar pa krim dhe korrupsion, ashtu siç hasjanët e kanë përkrahur gjithmonë presidentin Rugova”, thuhet në komunikatë.

“Programi i Koalicionit Qeverisës mbështetet mbi parimet dhe vlerat demokratike dhe merr parasysh nevojat dhe prioritetet nacionale të Kosovës, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik”, citohet të thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Koalicioni Qeverisës në programin e vet ofron mundësi për realizimin e vizionit për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, shtet të zhvilluar dhe të integruar në strukturat evroatlantike.

“LDK-ja dhe aleatët e saj angazhohen për funksionim të pavarur të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke krijuar kushte për ngritje të efikasitetit të tyre”, ka thënë Hoti.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...