Published On: 29 Tetor, 2016

Hoti: Sa më afër BE-së, çështjet bëhen më serioze dhe kërkohet nivel tjetër i bisedimeve me Serbinë

Vazhdimi i dialogut me Kosovën është një nga kushtet që Bashkimi Evropian ia ka vënë Serbisë, para se t’ia caktojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim.

Mirëpo, është paralajmëruar edhe format i ri i nivelit të përfaqësimit në negociatat Prishtinë-Beograd.

Presidentët e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, do të jenë udhëheqësit e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve.

Ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, konsideron se sa më afër procesit të integrimit në BE, çështjen bëhen ma serioze, dhe lind nevoja të që të trajtohen nga nivele më të larta.

Hoti, që ligjëron në degën e Shkencave Politike në UP, thotë për Lajmi.net se arsye tjetër i ndryshimit të formatit vije si pasojë e pengesave të deritashme.

“Ndryshimi i formatit vije si rezultat i pengesave të deritashme, dhe i jo efikasitetit që ka pasur dialogut. Prandaj sa më afër që shkojmë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, çështjet bëhen më serioze, dhe kur çështjen bëhen më serioze kërkojnë trajtim nga nivelet më të larta”, thotë Hoti.

Pala serbe, sipas Hotit, është ajo që s’ka vullnet politik dhe që ka paraqitur problem në negocim.

“Nuk mendoj që problematikat e deritashme nuk kanë qenë të lidhura me formatin, apo nivelin e negocimit në mes Kosovës dhe Serbisë, por problematikat e deri tash kanë qenë fund e krye të lidhura me mungesën e vullnetit politik, në veçanti nga pala serbe”.

Mungesa e vullnetit politik mund të bëhet shkaktar i mos normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, vlerëson Hoti.

“Nëse edhe në të ardhmen vazhdon të mungojë ky vullnet, atëherë unë dyshoj që mund të rezulton procesi i negocimit në fund me normalizim të plotë, dhe do të kemi një ritëm pak a shumë deri më tani, që procesi i negocimit do të shërbejë si levë kusuritje, apo vetëm si moment i përfitimit në njërës, respektivisht palës tjetër”, thotë Hoti për Lajmi.net.

Hoti thotë se niveli i negocimit nuk paraqet problem, sa paraqet vullneti, diskursi dhe logjika.

“Problemi nuk lidhet me nivelin e negocimit, por me vullnetin, diskursin dhe logjikën. Nëse pala serbe vazhdon me logjikën e njëjtë, unë jam skeptik nëse dialogu do të ketë sukses. Ne deri në këtë bllokadë, ose mungesë, kemi ardhur për shkak të mungesës së vullnetit të palës negociuese. Duhet të ndryshohet diskursi, logjika dhe duhet të ketë vullnet politik. Për aq kohë sa nuk ekzistojnë këto tri elemente mendoj se do të sillemi herë njërën anë e herë në tjetrin, por pa rezultat”. /Lajmi.net/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...