Published On: 27 Maj, 2017

Hoti: Rinia është e përfaqësuar më së miri në listën e LDK-së për deputetë

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Gjakovë se rinia kosovare përbën shumicën e popullatës, por ajo fatkeqësisht nuk është e përfaqësuar sa duhet në vendimmarrje.

“Të jeni të bindur se në listën për deputetë të koalicionit tonë dhe në ekipin e qeverisjes së ardhshme të Republikës së Kosovës, rinia do të jetë e përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë të rinjtë e Kosovës, në këtë listë kandidatësh për deputetë dhe në ekipin e qeverisjes që unë do ta drejtoj, do të gjejnë përfaqësimin më të dinjitetshëm dhe më efikas për interesat e tyre”, ka thënë Hoti.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në Qendrën kreative “Bonevet’ ku u është takuar me drejtuesin e qendrës, Arbër Lleshi. Në këtë vizitë Hoti shoqërohej nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

“Së bashku me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sot vizitova këtë qendër kreative. Kur shoh të rinj dhe të reja të suksesshme motivohem edhe më shumë për t’ju shërbyer atyre. Një nga pikat kryesore të programit qeverisës për të rinjtë, është përkrahja për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe shërbimet online”, ka thënë Hoti.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...