Published On: 27 Maj, 2017

Hoti: Kemi filluar shkapjen e shtetit, deri në fund të mandatit e përfundojmë këtë proces

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë të shtunën në Gjakovë se gjatë dy viteve e gjysmë qeverisje ka filluar çkapja e shtetit, por këtë proces do ta çojmë deri në fund gjatë mandatit ri.

“Ne nuk ikim nga përgjegjësia. Kemi filluar çkapjen e shtetit por ta çojmë në fund këtë proces deri në përfundim të mandatit të ardhshëm. Do të merremi me temat ma të vështira që ka ky vend”, ka thënë Hoti.   

Ai ka shtuar se për dy vite e gjysmë ne kemi dhënë dëshmi se e duam shtetin dhe punojmë për shtetin. “Ne e çojmë Kosovën në Evropë, ne jemi ata që i liberalizojmë vizat, ne jemi ta që e bëjmë ushtrinë, ne do të jemi të pakompromis për luftimin e korrupsionit dhe krimit. Ne do ta zhvillojmë vendin dhe do të krijojmë perspektivë për të rinjtë”, ka thënë Hoti.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Gjakovës, kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila ka thënë se kryeministri i ardhshëm, Avdullah Hoti për dy vite e gjysmë është marrë me sanimin e problemeve të atyre që nuk dinë asgjë tjetër vetëm se me prish shtetin.

“Të njëjtën situatë e kam pas unë në Komunën e Gjakovës. Për tri vite e gjysmë, jam marrë me problemet që janë shkaktuar ma herët. E bukura e gjithë kësaj është se jemi nda. Ata janë bashkë, ne jemi bashkë. Dihet kush e prish, dihet kush e ndreq shtetin”, ka thënë Kusari-Lila, e cila drejton Partinë Alternativa, pjesë e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në.

Kusari-Lika ka thënë se ne jemi bashkuar në një koalicion të forcës dhe dijes, përparimit dhe zhvillimit në të ardhmen.

Kryetari i AKR-së në Gjakovë, Luan Shlaku, ka e ka quajtur paradoksale si mund të pretendohet në Kosovë një fillim i ri, nga njerëzit e vjetër që e kanë dëmtuar shtetin në vazhdimësi.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...