Published On: 29 Maj, 2017

Hoti: E shpëtuam Trepçën, tani po hapet rruga për bursat ndërkombëtare

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite në Trepçë, ka thënë të hënën se qeveria e kaluar e ka shpëtuar Trepçën nga falimentimi, ndërsa qeveria e re do t’ia kthejë namin Trepçës, nëpërmes strukturimit, sjelljes së investimeve të jashtme dhe anëtarësimit të saj në bursat ndërkombëtare të metaleve.
“Ne jemi të vendosur për ta zhvilluar Trepçën. Kemi bërë një hap të madh, duke e shpëtuar nga likuidimi. Tani e kemi kompletuar studimin e fizibilitetit dhe jemi duke i marrë komentet nga ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë. Me këtë studim ne hapim mundësi të reja për zhvillimin e Trepçës dhe përshtatjen e saj me kushtet e tregut”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, pas 11 qershorit, së bashku me minatorët dhe strukturat drejtuese do të nisim punën për zhvillimin e Trepçës.
Ai ka thënë se me ligjin në fuqi minatorët janë bashkëpronarë të Trepçës dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i përmirësuar kushtet e punës, për t’ua rritur pagat dhe për t’ju njohur stazhin e punës gjatë viteve të 90-ta.
“Ne i kemi njerëzit më të mirë, më profesional dhe më kompetent për ta zhvilluar Trepçën. Do ta vendosim Trepçën në bursën ndërkombëtare, do t’i sjellim investitorët më të mirë që janë botë në fushën e minierave dhe metalurgjisë”, ka thënë kandidati për kryeministër i LDK-së dhe partnerëve të koalicionit.
Hoti e ka quajtur të pafalshme se si Trepça është lënë në këtë gjendje deri më tani.
“Plani jonë qeverisës parasheh funksionalizim e potencialeve të Trepçës përmes investimeve të jashtme, bazuar në strategji të qartë që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës. Ne do ta kompletojmë kuadrin ligjor për të rregulluar mënyrën e funksionimit, si dhe do ta bëjmë strategjinë për tërheqjen e investitorëve”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se vendimmarrja për të ardhmen e pasurive natyrore të Kosovës, shfrytëzimin dhe menaxhimin e tyre duhet të jetë përgjegjësi e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Hotit, Qeveria e tij di ta shndërroj Trepçën në korporatë moderne me qeverisje korporative sipas standardeve bashkëkohor.
Shyqri Sadiku nga Sindikate e Punëtorëve të Trepçës, është ankuar në kushtet e vështira të punës dhe mosha e shtyrë e minatorëve.
Ai e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Trepçën, por ka kërkuar që konform ligjit të ndërmerren veprimet përcjellëse, siç është zgjedhje e Bordit dhe menaxhmentit të ri.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...