Published On: 19 Maj, 2017

Hoti e konfirmon: Isa Mustafa nuk është në listën për deputet, për Vjosën ende s’ka vendim

  • Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.

Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit, ai ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot në orën 24:00.

“Jo, zotëri Mustafa nuk është në listë. Unë do t’i prijë listës. E tëra që mund të ju them është se do të befasoheni me listën e profesionistëve që do të bëjë LDK. Ndërkohë për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot do të finalizohet ajo”, ka thënë Hoti ne emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës.

Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur Bulliqi  duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

Ai ka thënë më tej se Vjosa Osmani gjendet në një listë rezervë.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi.

Në mbrëmjen e së martës së javës së kaluar, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

LDK ka lidhur koalicion të njëjtën ditë edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...