Published On: 8 Gusht, 2017

Historiani turk: Perandoria Osmane ua dhuroi serbëve tokat shqiptare! Në mbledhje të vezirëve flitej shqip (VIDEO)

  • Në një video që po qarkullon në internet, një historian turk, thotë se Perandoria Osmane ia dhuroi serbëve tokat shqiptare.

Gjatë intervistës së dhënë për Televizionin turk “Avaz” ai ka thënë se shqiptarët ballkanas, janë ilir autoktonë.

“S’janë as grek e as sllavë”, thotë ai, duke shpjeguar se gjatë luftës turko-ruse ka pasur shumë reaksione negative në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

“Shqiptarët patën shumë goditje pasi ishin në kufi me sllavët. Rusët ishin në krahun e serbëve”, thotë ai, duke thënë se “për fat të keq, osmanët nuk fituan asnjë luftë me rusët”.

E këto humje të osmanëve, historiani turk thotë se faturën e paguanin shqiptarët.

“Shqiptarët ishin populli që frenonte sllavët dhe filluan të humbisnin toka”, thotë historiani.

Ai gjithashtu tregon se si anglezët në atë kohë, i erdhën në ndihmë Turqisë, pasi nuk donin që rusët të merrnin Stambollin.

“Shumë toka iu dhuruan Serbisë”, thotë ai, duke treguar se tokat e shqiptarëve që u dhuruan ishin Presheva, Nishi, Vraja.

Studiuesi nga Turqia Müfid Yüksel, ka thënë se vetë ai ka kryer shumë studime në lidhje me marrëdhëniet mes osmanëve dhe shqiptarëve si dhe në lidhje me shqiptarët në Perandorinë Osmane Yüksel më tej në fjalën e tij shprehet: “Punimet e mija i kam shtjelluar duke i shoqëruar edhe me përmbajtje fotosh ku tregohet historia e shqiptarëve në Perandorinë Osmane që nga hyrja e kësaj perandorie në Ballkan e deri në vitet 1910 -1920. Edhe në këtë konferencë treguam një pjesë nga ato fotografi, dokumente dhe informacione që kam në dispozicion”.

Yüksel ka folur për shqiptarët gjatë Perandorisë Osmane, duke përfshirë këtu jo vetëm 33 sadrazamët shqiptarë, por edhe për ata të cilët kanë qenë me detyrë si Prefektë apo detyra të tjera të larta në vendet e tjera si ato arabe, anën e tyre artistike e kulturore etj.

“Në Perandorinë Osmane shoqëria më e forte ishte ajo shqiptare. Lidhjet mes dy vendeve mund të ngrihen duke rilexuar historinë. Në të kaluarën kishim kaq shumë lidhje saqë për shkak të pranisë së madhe të vezirëve në Sarajin Topkapı në disa mbledhje mes tyre gjuha e përdorur ishte ajo shqipe. Shqiptarët ishin shumë të fuqishëm dhe efektivë. Madje edhe në gurët e varreve dhe tyrbet kemi dokumente që shkruhen dhe nënvizohen që këta persona kanë qenë shqiptar. Domethënë Osmanllinjtë e kanë gdhendur emrin e shqiptarëve edhe në mermer për shkak të rëndësisë që i jepnin atyre. Marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë ashtu sikurse shpjegohet”.

Sipas tij diaspora më e fortë e shqiptarëve është në Turqi, një pjesë e mire e të cilëve janë në poste shumë të mira dhe të larta. “Është e papranueshme që një vend si Turqia që ka një prani kaq të lartë të diasporës shqiptare të ketë marrëdhënie të tilla me vendet e tyre”- thotë ai.

Duke vënë theksin edhe njëherë tek historia dhe vlerat e përbashkëta Yüksel thotë se shqiptarët kanë ndikuar dhe lënë shumë gjurmë në historinë e shkuar të Turqisë. “Veprat e shqiptarëve mund ti shikosh gjithandej. Po të hedhim një sy në Stamboll do të shikojmë që pas Sulltanëve dhe familjeve të tyre më shumë vepra dhe shërbime kanë lënë pashallarët shqiptarë pasi kjo shoqëri nxori më shumë sadrazamë dhe pashallarë se sa çdo popull tjetër. Këto vepra nuk janë të kufizuara vetëm me Stambollin. Në Dijarbakër, Halep, Damask si dhe në qytete të ngjashme kur shohim mbishkrimet e veprave të tyre që ende janë në këmbë e kuptojmë që marrëdhëniet kanë qenë shumë më të ngjeshura dhe të mira’’.

Yüksel në fjalën e tij vuri në dukje se shërbimet e shqiptarëve nuk janë të kufizuara as me historinë e Perandorisë Osmane. Ai në këtë kuadër përmendi shqiptarët që kanë vazhduar të shërbejnë edhe më vonë në Egjipt, Irak dhe vende të tjera të ngjashme.

Shikojeni videon ku historiani tregon për tokat shqiptare të dhuruara Serbisë:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...