Published On: 23 Tetor, 2016

Historia/ Nuk shkonte mirë me burrin, gruaja nga Ndroqi inskenoi vjedhjen e parave në shtëpi

Një ngjarje e denjë për filma është zhvilluar në fshatin Ndroq të Tiranës, aty ku marrëdhëniet e vështira me bashkëshortin kanë çuar bashkëshorten në inskenimin e një skenarit sipas të cilit hajdutët kishin hyrë në shtëpi, e kishin lidhur dhe më pas i kishin marrë paratë. Në fakt nga hetimet e kryera një gjë e tillë nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi paratë ishin fshehur po nga vetë gruaja në dhomën tjetër të banesës, e cila ishte lidhur po vetë me litar.  Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë për këtë ngjarje

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 22.02.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh. Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin. Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase. Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre. Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases: – Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...