Published On: 4 Korrik, 2017

Hisen Berisha: Ja si fiton e djathta dhe mundet e majta

Ushtaraku Hisen Berisha ka dhënë një koment të shkurtër për humbjen e të djathtës në Shqipëri dhe Kosovë, duke sugjeruar edhe zgjidhjen teorike për të djathtën, se si mund të fitojë ajo. Edhe ai e sheh të vështirë rrugën e fitores për të djathtën, madje e quan rraskapitëse, por ngadhënjimtare.

Lexojeni komentin e tij në vijim:

PËRKUFIZIM!

Strukturimet politike shqiptare.

Hisen Berisha

Është fakt se në të dy shtetet e një “hise-shteti”, humbasin dërmueshëm rreshtimet e djathta nacionaliste dhe fituan rreshtimet e ekstremit të majt.

Po ti shohim në kontekstin gjeopolitik të gravitimit që në lindje, atëherë e vetmja kategori reale, na mbeten “Heronjtë e Luftës”. Kurse “Heronjtë” në politikë na i kanë krijuar gjithmonë.

Kjo po ndodhë edhe kësaj here, në mungesë të sistemit të vlerave.

Ne, kategoria “popull” ose i kemi adhuruar nga ideologjia; ose i kemi respektuar nga frika, që në demokratura interpretohet si shantazh apo kategoria, qytetarë të shantazhuar.

Në aspektin gjeostrategjik, luftën ndaj tyre e ke të humbur ngase i mbronë doktrina “me t’pa ndershmin mos hy në lojë se t’mundë me përvojë dhe paskrupullësi”.

Prandaj, strukturimet demokratike në politikë gjegjësisht, të rreshtimit të djathtë nacionalist i shpëton doktrina e “qëndresës” (por jo mbijetesa) në politikë.

Këto rreshtime politike të spektrit të majt apo ideologji udhëheqëse, parimisht bien pre e mekanizmave të krijuar vet.

Kështu që “qëndresa” apo “rezistenca paqësore aktive”  është një doktrinë “luftimi” rraskapitëse por, e qëndrueshme në staza afatgjate të ndërtimit të identitetit politik dhe traditës shtetërore.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...