Published On: 29 Tetor, 2016

Hiqet Barrikada Afër Lagjes së Boshnjakëve (VIDEO)

Është larguar barrikada e vendosur në vitin 2011 në rrugën që lidh Lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër veriore të vendit.

Barrikada afër Shkollës Teknike në Mitrovicë në rrugën kryesore që lidh Lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër të veriut të Kosovës është hequr në këto momente.

Për heqjen e barrikadës që u vendos në këtë vend në vitin 2011 punuan dy ekskavatorë pa targa.

Të pranishëm në vend të ngjarjes ishin policë të Kosovës dhe karabinierë italianë.

Lajmin për heqjen e barrikadës e konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i policisë në veri Besim Hoti.

“Krejt çka muj me konfirmu është që barrikada është larguar dhe tash rruga është e lirë për qarkullim në të dy anët e qytetit,” tha Hoti për KALLXO.com.

Disa barrikada në pjesën veriore të vendit qenë vendosur pas aksionit të Policisë Speciale të Kosovës në korrik të vitit 2011 për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31.

Gjatë këtij aksioni ishte vrarë polici Enver Zymberi që më vonë u shpall nga Presidentja Jahjaga “Hero i Kosovës”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...