Published On: 27 Prill, 2017

Hiler: Thaçi manifeston frikën e tij

Mirishahe Limani Hiler

Ndryshimi i Kodit penal në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe të paevituara kësaj radhe është manifestim i frikës dhe pasigurisë që Thaçi ndjen nën këmbët e tij.

I frymëzuar nga ngjarjet e fundit në Turki, kryesisht nga kryetari i saj që tashmë i ka siguruar vetes një legjitimitet që mbronë diktaturën moderne të tij, edhe kryetari i shtetit të Kosovës , të përkujtojmë, i zgjedhur nën mjegullën e tymit në parlament, ka krijuar një grup pune që do të punoj rreth ndryshimeve në kodin penal.

Do të ishte e mirëpritur në opinionin kosovar sikur këto punime të rezultonin me përforcimin e Kodit penal në lidhje me kriminalitetin që është në rritje në vend. Fatkeqësisht nuk është fjala që të shtohet presion dhe të jepen dënime më të ashpërta për të gjithë ata që “menagjojnë e stimulojnë” prostitucionin qoftë edhe të femrave të mitura; për ata që trafikojnë mjete narkotike pikërisht nga vijat rrugore të Turkisë; për ata që trafikojnë rininë kosovare rrugëve të përendimit; për ata që vjedhin dhe manipulojnë pasurinë shtetërore dhe private të shtetit; për ata që cenzurojnë lëvizjet e qytetarëve; për ata që i hapin rrugë ektremismit islamik; për ata që shesin krune në vend të miellit etj etj .

Ndryshimi i Kodit penal nën përkujdesjen e kryetarit të shtetit Hashim Thaçi, nuk është asgjë tjetër pos një tentative e re që ai bënë për t’a friguar popullin.

Në thelb, pikat që radhiten në nenin përkatës, nuk janë të gjitha për t’u hedhur posht pas së cilave fshehet edhe fuksioni çalues i drejtësisë në vend.

Modifikimi i Kodit penal që ” mbron” presidentin e shtetit nga ” fyerjet” dhe ” trillimet” realisht është manifestim i frikës në bark që ka Hashim Thaçi konkretisht në 4 vitet e fundit.

Ai më mirë se të gjithë ne e njeh krahun e tij kriminal që vepron në Kosovë dhe është mëse natyrale t’a kuptojmë se e gjithë administrata kosovare nuk është vegël e tij edhe pse pranojnë të punojnë nën qeverisjen e tij, këtu duke pasur parasysh edhe kontekstin ekonomik të vendit që qytetarëve të saj nuk i ofron zgjedhje se ku duan të punojnë.

Shumë prej tyre punojnë vetëm aty ku mund të sigurojnë kafshatën e gojës për familjen e tyre dhe heshtin.

Heshtja e një pjese të popullatës nuk është miratim i urdhërave të Thaçit por atë duhet lexuar si një obligim i pranueshëm dhe i përkohshëm.

Hashim Thaçi më mirë se të gjithë e din se sa e ka gënjyer e zhgënjyer Kosovën dhe c’kod penal e pret.

Ndryshimi i Kodit penal në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe të paevituara kësaj radhe është manifestim i frikës dhe pasigurisë që Thaçi ndjen nën këmbët e tij.

Shoqëria kosovare prej gati dymilion banorësh ( sa një lagje e Stambollit) lëvizjen e Hashim Thaçit në këtë drejtim duhet që t’a ndjej vetëm si një kërcnim ndaj saj por assesi të frigohet. ” A frigohet arusha me shoshë?”

Frika nga liria e shprehjes por edhe e veprimit sot lexohet kjartë në sytë e tij. Ai e konsideronte një popull të tërë idiot e të marrë që mund të ecte mbi të e të bëjë udhë, për veten e tij dhe at grusht kriminelësh që ka në rrjet, për aq kohë sa ai të dëshironte.

Mirëpo ja që populli i Kosovës është në ringjalljen e guximit të tij dhe ” falli” i Thaçit&Co po del krejtësisht i gabuar.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...