Debate Lajmi Levizes

Hesht Enverushkë! Unë jam shqiptar Kosove

Nga Marin Mema

Une jam shqiptar Kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise. Une jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere. Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!! Une jam shqiptar Kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter. Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !! Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!! Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !! Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre ! Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !! Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !! Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!! Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ??? E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!! Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!

Ribotim

Related Posts

  1. I vellai i thot Haxhi Zekës ! Na mbet 1 ha tokë ne lug te Baranit pa e marrë, Ky ia kthen : Jan ka me humbin tokat ne mes detrave o vlla se per 1 ha tokë te lugut te baranit nuk jam fort ka merzitna, e ai e vellai ia kthen : Mirë Haxhi veq dije se kur nuk e run te voglen e humb te madhen.
    Disa gjak prishur po thojn se UÇK-eja ka ba luft te vogel se mos te ke Amerika ne hala ishim nen Serbi per mua si person injoranta ma te mdhoj se qeky soj nuk ka , e qebesa na u kan ba goxha shum e jan tu ne helmu rinin . A me besoni se 50 m nga shteipa ime e kam lapidarin e Familjes Salihaj 4 ushtar te UÇK-es e 4 antar familje gjithsejt 8 deshmor , hala pushteti lokal i ldk-es qe 17 vite nuk ke ne gjendje me pru ni kurorë, e vetmja arsye e tyre është se si familje jan radhit ne AAK. E shtroi pytjen ç’ka mensdon kypushtet .

  2. Jemi një. Është privilegjë me qenë shqiptar. Pa lënduar askendë është nder të i bëshë nder identitetit tëndë personal dhe kolektiv.Ne kemi të drejtën tanë historike të ndihemi krenarë për veten tanë, akujt nuk i kemi hyrë në hise, çdo gjë e jonana identifikon si shqiptarë nga gjuha, toka (dheu) uji e ajri që frymojmë në qatinë tanë shqiptare.Oh sa mirë është me qenë shqiptarë. Këtë refrenë nga zemra nuk e durojne armiqet e shqiptarisë kudo ku janë , shqiptarët puro shqiptare. Nuk është turpë të ndihesh krenarë me veten tënde në kontekstin kombëtar. Është plotsishtë normale që kemi shumë armiqë, por fati na ka kurdisë që të përballimi në një përballje karshi mohimit dhe gjendjes faktike te foqishme te identitetit tane shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *