Published On: 31 Maj, 2017

Havolli: LDK i dha fund diskriminimit të Podujevës nga qeveritë para 2014-s (Foto)

  • Sokol Havolli, kandidat për deputet i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tha sot se Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja, i ka dhënë fund bllokimit të investimeve që qeveritë paraprake i bën Podujevës, për motive politike.

Pas tubimit masiv elektoral në Podujevë, Havolli ka thënë se gjatë dy vjet e gjysmëve, Qeveria e Kosovës, ashtu si në krejt Kosovën, bëri investime të mëdha kapitale në Podujevë dhe se ky trend do të vazhdojë edhe në qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Alternativa-LD.

“Podujeva jorastësisht është dhe do të vazhdojë të jetë bastion i LDK-së. Këtë s’mund ta ndalin koalicionet e territ e të frikës”, shkruan Havolli në Facebook.

Sokol Havolli mban numrin 101 në listën me numër 16 të kandidatëve për deputetë të Koalicionit LDK-AKR.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...