Published On: 26 Nëntor, 2016

Hashim Thaçi injoron legjendën e sportit shqiptar Shaban Tërstenën, olimpikun e artë

“Nuk kam menduar asnjëherë se ne si komb nuk dimë të vlerësojmë si duhet të kaluarën tonë, e aq më keq që ta shtrembërojmë historinë duke improvizuar, duke heshtur, madje edhe duke i nëpërkëmbur vlerat tona individuale dhe kolektive. Nuk kam menduar se kjo do të ndodh ndonjëherë. Jemi katandisur keq, e kemi humbur peshoren e sistemit të vlerave, shpallim heronj të paqenë, ngrisim në piramida ata që në momentet më të vështira heshtën, ishin neutral, nuk ndërmorën asgjë për të mirën e përgjithshme.
Edhe pse jam fitues i shumë medaljeve, jam shpallur kampion olimpik, sportist i shekullit në mbarë hapësirën shqiptare, edhe pse gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime sportive kam qenë gjithmonë me mendje dhe zemër me shqiptarët, me kombin tim, me vuajtjet e tij, me sakrificat gjatë historisë. Çdo luftë, çdo fitore, çdo sukses ia kam dedikuar kombit tim. Krenohesha shumë me të, siç edhe ai krenohej me mua deri në këtëmoment të sotit.. Por vjen një ditë si kjo e sotmja dhe të shtyn të mendosh thellë se vallë e meritova mosrespektin, se çfarë kombi jemi. Në fakt, duke menduar edhe më shumë, po bindem se unë nuk i meritoj mirënjohjet apo dekoratat nga dita e sotme nga një presidenti i Kosovës. Por ndoshta edhe më mirë që ndodhi ashtu, pasi unë nuk dua dekorata të tilla nga ky njeri, nga ky gjoja burrështetas që sillet si politikan që punon për interesa partiake, e jo për gjithë kombin. Nuk dua dekorata nga njerëz që shkelin mbi vlerat, mbi historinë, mbi gjakun e dëshmorëve, por edhe mbi djersën time, ndaj sakrificës sime, pasi nuk iu përkula asnjë sistemi sllav, edhe pse ishin kohët më të vështira, ndërsa si sportst edhe pse isha nën flamurin jugosllav, nuk duhet të harrohet se atje lart në piedestalin olimpik është ngritur gjaku i Arbërit, në 5 kontinente të botës. Pasi unë ngrita lart emrin tim, por edhe emrin e kombit tim, në tërë globin sportiv. Dhe sot një president në zemrën e Shkupit ndan 118 dekorata dhe nuk e sheh të udhës të më dekorojë për kontributin e madh sportiv, por edhe kombëtar. Por unë nuk jam aspak në zor për mirënjohjet tuaja, pasi kam një ton mirënjohje nga bota e cila di të vlerësojë dhe respektojë.
Haram ju qoftë, çdo sekond dhe çdo minut dhashë kontibutin tim Turp ju qoftë, turp tu vijë”

(Marrë nga muri i Shaban Tërstenës)

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...