Published On: 26 Prill, 2017

Hashim Thaçi i tërbuar nga Gjykata speciale!

 

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po na shfaqet shumë patriot. Madje tash është bërë aq patriot sa po na mbron edhe nga Bashkimi Europian, tek i cili na e ka dorëzuar sovranitetin shtetëror, dhe çdo atribut që Kosova duhej ta kishte si shtet i pavarur.

Në emër të Bashkimit Europian, e dështoi Vendimin e GJND-së, duke e zhvlerësuar çdo konsekuencë politike dhe juridike që e prodhoi për Kosovën.

Pra, humbjen botërore të Serbisë në GJND, e ktheu dhe po e kthen në triumf europian me bisedimet në Bruksel.

Këtë e bëri duke pranuar Projektrezoutën e BE-së për bisedime jetike me Serbinë, dhe serbët e Kosovës.

Duke e miratuar ky këtë rezolutë, Pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kufizuar, e riktheu thuaja në pikën zero.

Që nga atëherë ne vazhdojmë kthimin mbrapa dhe vendumërimin në procese të tjera, dhe nën udhëheqjen e tij të negociatave me Serbinë, prodhoi veç tjerash edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili në formën e pranuar nga Thaçi dhe Mustafa, ishte goditja e fundit, fatale ndaj shtetit të Kosovës, po të mos shpallej në më shumë se 20 pika antikueshtetues nga autoriteti më i lartë juridik në vend, Gjykata Kushtetuese.

Pas përplasjes me Komisionarin Hahn në largësi, Hashim Thaçi tani e ka sulmuar edhe Bashkimin Europian. Të gjitha sulmet e tij do të ishin mirëkuptuar dhe madje duarktrokitur, sikur ky të kishte refuzuar Projektrezolutën e BE-së për bisedime me Serbinë, e cila më pas u miratua si e tillë nga Asambleja Parlamentare e OKB-së apo edhe sikur ky ta kishte refuzuar edhe Rezolutën e miratuar nga ajo.

Pra, Hashim Thaçi, nuk po sillet kaq nevrik me BE-në, se ka treguar se është atdhetar i madh dhe se don ta mbrojë Kosovën, por këtë e ka bërë sepse dëshiron, që ta shpëtojë vetveten.

Ta fus vendin në telashe dhe çrregullime të mëdha, para fillimit të arrestimeve nga Gjykata speciale.

Hashim Thaçi i butë, kurajoz për të bërë çdo marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Serbinë në dëm të Kosovës, e ka hallin tek retorika dhe jo tek marrëveshjet, që vranë sovranitetin e Kosovës.

Po të ishte atdhetar, ai nuk do të kishte kryer akte të panumërta tradhtie përfshirë Marrëveshjen për Demarkacion.

Po ashtu është interesant se Thaçi po përplaset dhe fyen zyrtarët më të lartë të BE-së, pikërisht në kohën që Isa Mustafa ndodhet në Bruksel, dhe ka frikë se ‘aleati’ i tij, kryeministri po merrë fuqi, përkrahje nga Bashkimi Evropian, dhe karriera politike e Thaçit po merr fund. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...