Published On: 15 Tetor, 2016

Hashim Thaçi është kapo di kapo në Maqedoni me pupetat e tij!!!

Timi Shkupi
Në qytetin e Tetovës i ke të gjitha qendrat e partive unitriste shqiptare, pra, aty janë edhe qendrat e partive të reja, që quhen parti opozitare, pavarsisht se janë me akterë të vjetër. Ata megjithatë është dashur të thirrin anëtarsinë e tyre dhe të protestojnë kundër vendimit të UT-së për të nderuar me çmimin “Honoris Causa” Hashim Thaçin, të tregojnë me protestën e tyre se presidenti i një shteti fqinjë është i padëshirueshëm në Tetovë për shkak se ka dështuar në shumë aspekte dhe po përzihet në punët e brendshme të shqiptarëve të Maqedonisë, në vend që të angazhohet sëbashku me ambasadorin e tij të çajtoreve (Ylber Hysen) për të liruar nga burgu qytetarët e Kosovës.

Kjo do t’i ndihmonde shumë paqes dhe stabilitetit politik në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Mirëpo, ne këtu në Maqedoni nuk kemi pasur asnjëherë opozitë të mirëfilltë, sikurse nuk kemi edhe sot me këta që po sillen si guska në mjegulla!!!

Ky është turpi më i madh për Hashim Thaçin si politikan, të vijë në një kohë pa kohë për të nderuar egon e tij në Tetovë dhe për të treguar se Hashim Thaçi është kapo di kapo në Maqedoni me pupetat e tij!!!

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...