Published On: 3 Nëntor, 2016

Hashim Thaçi e Isa Mustafa a po merrnin mito, miliona euro ata trima që luftonin për Çakorrin?


Çun Lajçi

 

Rugova e Dukagjini luftonin për Çakorrin. Po cili ishte interesi që i lejshin kokat kufinit?

I shpërblente kush me xhipa të zi ? Me Petrol pompa ? Hotele? Restorante? Poste presidentësh e ministrash e zavendës kryeministrash?

Apo merrnin (si shumë nga Ju) mito, miliona euro?

Jo ore jo. Ata luftonin për tokat shqiptare more t’bekuem.

Ai ishte interesi i tyne jetik.

Ata u vranë, por Çakorrin ia lan Kosovës.

E Ju po e bani kurban në “shpetim të lëkurës se gjarpnit” more t’mjerë!

Tash e futet n’gji edhe Ramiz Elkosin- por jo për mençuri, por për justifikim, kinse edhe “Rugova asht me Ju”

Por a mos po rrehi pak se kanga thotë ndryshe.

Edhe Alinë Stambolli e bani Pashë, por kufi n’Çakorr nuk vuni !!!

Lexoni çka thotë kanga!

***

Sikur dhelpna nëpër terr

Vukosavi n’Çakorr po del,

Msyni Mokna e Kacuberr

Për do grada t’Karadakut,

Me ia pre kryet e Sakut

Me ja çua Knjazit n’Ceti

Vukosavi i Malit Zi.

****

Për dy gradat e cetisë

Ish kjenë rrejt i biri i shkinës

Se kur mbrrini n’Maje t’Shisë

Krisi pushka e Sak Faslisë

E ka kap pushka të dhami

Kuku lele shkau bani!

Nuk ka lele o faqezi

S’asht Rugova Boshnjaki

Theje qafen për Mal t’Zi

S’mundesh kurrë me marrë Rugovën

Pa e djeg njiherë Kosovën ***

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...