Published On: 27 Prill, 2017

Haradinajt i bëhet pritje madhështore nga ora 19:00, do t’u drejtohet qytetarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nga ora 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Ramush Haradinaj do t’u drejtohet qytetarëve të tubuar.

Sipas tyre, vendimi i sotëm për lënien të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

“Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.

Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo s’mund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn”, thonë ata.

“Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do t’i organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar” bëhet e ditur në njoftim.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...