Published On: 27 Maj, 2017

Haradinaj zotohet për demarkacionin, kusht, kufiri të jetë në Çakorr

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë do të bëjë me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ramush Haradinaj ka shpjeguar se si do të zgjidhet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nëse ai do të bëhet Kryeministër i vendit.

Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ në rtv21 ka thënë se gjetja e një rruge do të jetë e shkurtë pasi që do të emërohet një komision ku do të gjejë versionin e drejt se kufiri është në Çakorr.

“Për mu dhe për Qeverinë e ardhshme ka zgjidhje. Një komision i ri do ta gjejë versionin e drejtë ku kufiri është në qafë të Çakorrit dhe në Kullë. Do t’i drejtohem palës malazeze që nuk është një armik, është një shtet mik i yni”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se ndërkombëtarët gjithmonë kanë kërkuar përfundimin e procesit të demarkacionit me Malin e Zi dhe se nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare të Kosovës.

“Unë kam pas biseda me bashkësinë ndërkombëtare, me amerikanë, me evropianë…ata nuk insistojnë ku duhet të jetë vija e kufirit por kanë insistua me u përmbyll një marrëveshje e dakorduara. Nëse ne e gjejmë se marrëveshja ishte gabim ata nuk janë kundër që me u riparua”, theksoi ai.

Koalicioni në mes të PDK-së, AAK-së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore./Insajderi.com

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...