Published On: 30 Prill, 2017

Haradinaj tregon të kaluarën e errët të Vuçiqit (Video)

Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.

Vuçiq i takonte dikur Partisë Radikale të serbëve të themeluar nga Vojislav Sheshel.

Por, përveç përkrahës i Sheshelit, Vuçiq ka qenë përkrahës i madh edhe i të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

E këtë ia përmendi të shtunën edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gllogjani, ku u kthye pas katër muajsh për shkak të ndalimit të tij në Francë me fletarrest të Serbisë, pohoi se Vuçiq ishte përkrahës i njeriut që projektoi masakrën e Srebrenicës – ku u masakruan më shumë se tetë mijë boshnjakë.

“Unë e mbaj mend këtë Vuçiq-in, ngjitke postera të Mladiqit nëpër rrugët e Beogradit. E Mladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...