Published On: 19 Qershor, 2017

Haradinaj thotë se Qeveria e re do të formohet në afat rekord (Video)

humë i sigurt se i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë është shprehur të hënën lideri i AAK’së, që është i nominuar për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma.

Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se Qeveria e re do të formohet në afat rekord, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ’ja.

Në një intervistë për KTV’në, Haradinaj ka thënë se nuk kanë telashe me numra për ta bërë Qeverinë e re, por se janë në diskutime me deputetë të zgjedhur të Kuvendit, në mënyrë që Qeveria e ardhshme të jetë më e fuqishme.

Qeverinë e kemi. Pra votat sa për me formu Qeverinë i kemi. Ajo çka është interesimi ynë është po e quajmë një përkrahje më e gjerë në Qeveri sepse vërtetë në Kosovë duhet fillu menjëherë me punë konkrete”, tha Haradinaj.


Haradinaj i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili akuzoi PAN-in se po synon që t’ia vjedhë LDK-së e AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar Qeverinë në Kosovë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...