Published On: 16 Qershor, 2017

Haradinaj takohet me ambasadorin e Francës

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur, përmes llogarisë së tij në Facebook, se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, njofton Klan Kosova.“Prita në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedova për procesin zgjedhor si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi”.Haradinaj, që ishte mbajtur në arrest nga autoritete franceze për shkak të një fletarrestim nga Serbia në Interpol, tha se ka biseduar me ambasadorin francez për bashkëpunim mes dy shteteve në fusha të ndryshme.

“Biseduam edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...