Published On: 18 Qershor, 2017

Haradinaj sulmon Kurtin, mashtrues utopik ordiner dhe eksperimentues po paraqitet si shpëtimtar

  • Kandidati i PAN’it për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se mashtruesit utopik ordiner dhe eksperimentuesit po paraqiten si shpëtimtar. Ka thënë se të njëjtit po tentojnë t’ia nisin nga e para duke shkatërruar gjithçka që ka ndodhur deri më tash.

Ky reagim i Haradinajt erdhi pas një thirrje të Albin Kurtit se zgjidhja e vetme dhe shpëtimi për Kosovës është Vetëvendose në pushtet e PDK në opozitë.

“Përgjegjësia politike këtë herë është më e madhe se sa mashtrimi utopik, dhe shumë prej të zgjedhurve e kanë kuptuar se nuk ka më kohë për eksperimente për njëfarë Kosove “futuriste”! Defetistët janë ngutur edhe këtë herë për të lansuar lloj lloj tezash për një farë krize imagjinare politike. Ato që i bluajnë në kokat e tyre, po mundohen t’ua mveshin të tjerëve, me shpresë se kështu mund ta ofrojnë veten si shpëtimtarë.  Por ky është një mashtrim utopik ordiner!”, ka shkruar Haradinaj në FB.

Haradinaj ka paralajmëruar se shpejt do të themelohet Qeveria e re bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, ku koalicioni parazgjedhor PAN ka dalë fitues.

“Standardet dhe normat zgjedhore, që i kemi në këtë Shtet, kanë prodhuar një rezultat që na hapë rrugën e krijimit të institucioneve të reja dhe kjo gjë do të ndodh”.

Haradinaj pa përmendur kundërshtarët politikë ka thënë se nuk do të lejojë shkatërrimin e Kosovës për teket individuale pasi për ndërtimin e Shtetit është derdhur gjak.

“Nuk mund ta shkatërrojmë vendin e t’ia nisim nga e para, për tekat e askujt.  Është derdhur gjak e djersë për ta krijuar këtë Kosovë, kështu siç e kemi, dhe askush nuk do ta ketë mundësinë e as fuqinë që ta rrezikojë ecjen përpara të vendit”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj e Albin Kurtin kanë pasur raporte të mira prej hyrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike në Kosovë. Madje, pas zgjedhjeve të parafundit, Vetëvendosje kishte përkrahur Ramush Haradinajn për Kryeministër, por, që koalicioni VLAN kishte dështuar pasi LDK hyri në koalicion me PDK’në.

Raportet AAK-Vetëvendosje ishin përmirësuar edhe më shumë kur bashkë si opozitë kishin kundërshtuar shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sa ishin në opozitë Kurti e Haradinaj s’kishin arritur të vazhdonin bashkëpunimin pasi Vetëvendosje s’ishte pajtuar me propozimin e AAK’së që Shpend Ahmeti të ishte kandidat i opozitës për Kryeministër.

Në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje doli e dyta, ndërsa AAK bashkë në koalicion me PDK’në e NISMA, doli e para.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...