Published On: 13 Maj, 2016

Haradinaj për pranimin në FIFA: Kosova e meriton!

Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA duke i vendosur meritat e veçanta më të mëdha te kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Urime, urime Kosovë pranimin edhe në FIFA!

Kjo është një ditë historike për futbollin dhe sportin e Kosovës, dhe një lajm i mrekullueshëm për gjithë qytetarët e Kosovës, sportistët, aktivistët sportiv dhe shumë talentë te rinj të futbollit në vendin tonë.

Pranimi në FIFA është një e arritur epike për futbollin e Kosovës dhe për këtë meritat e veçanta padyshim i bartë edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

FFK ia arriti ta ndërkombëtarizojë futbollin kosovar në botë dhe neve na mbetet që përmes politikës dhe mirëqeverisjes ta bëjmë Kosovën një shtet me dinjitet.

Kosova e meriton!

Urime edhe njëherë të gjithëve!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...