Published On: 26 Maj, 2017

Haradinaj në Prishtinë: E kemi zgjidhjen për zhvillim ekonomik të vendit

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmje një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët , strukturat dhe aktivistët, Haradinaj u shpreh se ‘Aleanca në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marr pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror’.

“Jemi bërë bashkë për t’i  dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen”, tha Ramush Haradinaj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputetë të AAK-së.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...