Published On: 1 Nëntor, 2016

Haradinaj: Ndaj meje nuk ka kurrfarë hetimesh, e tëra është shpifje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, mohon se ndaj tij EULEX ka zhvilluar hetime për haraç dhe krim të organizuar.

Haradinaj, duke demantuar artikullin e plasuar nga portali Insajderi, të publikuar edhe në portale të tjera, thotë se e tëra është një shpifje dhe një e pavërtetë ndaj tij dhe familjes së tij, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë reagimin e Haradinajt:

 “Kjo çfarë po bëjnë disa media, nuk është as normale e as profesionale. Me gjasë, në krizë për biznesin e tyre, një pjesë e medias nuk po lë gjë pa shpifur e gjë pa sajuar.

I tillë është edhe një shkrim i Insajderit, me titull “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”, ndërkohë që po i njejti medium në të njejtin shkrim thot se prokuroria nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Nuk është hera e parë që njerëz të këtj portali, flasin të pavërteta për mua dhe njerëz të familjes sime.

I porosis ata se me rrena, me shpifje e me trillime, nuk mund ta ngrisin as emrin e tyre e as të mediumit ku punojnë.

 Ndaj meje nuk ka asfarë hetimesh dhe nga askush, pavarësisht nëse kjo përshtatet në agjendën e Insajderit apo jo!

Fundja nën hetim mund të jenë edhe vet Insajderi dhe kjo nuk përbë kurrfarë lajmi dhe edhe ata e dijnë shumë mire këtë. Apo ndoshta edhe këta kanë hyrë në agjendën e zgjedhjeve, si shumë të tjerë!” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...