Published On: 16 Qershor, 2017

Haradinaj kryeministër, ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i nderit i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj, ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër i vendit.Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Haradinaj është meritor për këtë pozitë.“Bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, në luftën e tij për liri, sakrificat familjare, shpalljes së pafajësisë dhe dëshmimin e pastërtisë së UÇK-së në Tribunalin e Hagës, kësaj radhe Ramush Haradinaj, duhet të jetë me meritë kryeministër ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Dedaj, i cili ka postuar edhe një fotografi ku shihet ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj.

Dedaj aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Administrim dhe Pushtetit Lokal.PLK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit pati nënshkruar marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për t’ia dhënë mbështetjen në këto zgjedhje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...