Published On: 22 Prill, 2017

Haradinaj: Ja pse zgjedhjet nacionale duhet të organizohen tash dhe jo në vjeshtë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vazhdon të mbahet në Strasbourg deri në vendimin e datës 27 Prill kur Gjykata e Apelit në Colmar do të marrë një vendim për të në një intervistë ekskluzive për Gazeta Blic ka folur për atë nëse Kosova do të duhej të priste deri në vjeshtë në mënyrë që të organizojë zgjedhje në “pako”- për Komunat dhe Qeverinë Qendrore.

Haradinaj ka kundërshtuar këtë ide duke thënë: “Po nuk është kriza në Kosovë, krizë komunale. Kriza në Kosovë është krizë nacionale, krizë e Qeverisjes. Prandaj them se kriza është nacionale sepse ajo ka emër. Kosova ka ngecje në qeverisje vendore dhe atë me emër dhe adresë: krizë në besim, në izolim dhe mungesë të lëvizjes, rend dhe ligj, ekonomi. Kurse komunat ato e kanë radhën dhe qeverisjen dhe me këtë edhe orarin e tyre të zgjedhjeve”.

Intervistën ekskluzive me Ramush Haradinajn mund ta lexoni në edicionin e mbrëmjes në Gazeta Blic.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...