Published On: 30 Maj, 2017

Haradinaj i vërsulet kundër kandidatëve: Po premtoni gjithçka për hir të votës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA i ka goditur kundërshtarët e tij politikë që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se të njëjtët janë në gjendje të premtojnë gjithçka për hir të votës, madje sipas tij ata as nuk përtojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Kodrën e Trimave në Prishtinë u ka premtuar qytetarëve që do ta ndryshojnë gjendjen në të cilën gjendet Kosova, pas 11 qershorit.

Por kjo siç tha ai mund të varet vetëm nga ta, raporton GazetaExpress.

“Mundemi me ndërru këtë gjendje. Më 11 qershor jemi përball gjithë ne bashkë, shumica e ketyne sot për hir të votës nuk pritojnë me fol gjithçka.

Unë e kam respektuar uniformën e UÇK-së, edhe pas përfundimit të mandatit e kam përfundu marrëveshjen edhe  me Rugovën”, është shprehur Haradinaj para qytetarëve.

“Ka shumë që vijnë e ju flasin në emër të Rugovës, por shumica që flasin për të sot dikur ja kanë nxi jetën. Ka disa që edhe e kanë nderuar dhe e nderojnë edhe sot”, tha Haradinaj,

Ai e ka kritikuar pushtetin lokal të Prishtinës dhe atë qendror se nuk ka bërë sa duhet për këtë lagje.

“Kosova dhe Prishtina janë koritur me Kodrën e Trimave. Mënyra se si është lënë kjo lagje, që nga infrastruktura rrugore, energjetike e deri te ajo sportive”, shtoi lideri i AAK-së.

Haradinaj gjithashtu ka pretenduar se ai nuk është koritur me popullin, pasi nuk i ka bërë pazare vlerat e vendit.

Ai ka thënë se e respekton UÇK-në, sakrificën e familjes Jashari, Pajaziti e të gjithë dëshmorëve.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lidhur koalicion parazgjedhor me PDK e Nismën e Limajt.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga dëshira për ta marrë kreun e Qeverisë duke ia ofruar këtë post Ramush Haradinajt.

Vendi shkon në zgjedhje pasi Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua në Parlament përmes një mocioni të opozitës./GazetaExpress/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...