Published On: 30 Maj, 2017

Haradinaj i thotë gazetarit: Mos bëj hajgare, Serbinë nuk e kemi partnere (Video)

Kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajt, i është dukur qesharake, madje ofenduese, pyetja e gazetarit të televizionit publik nëse Kosova do ta ketë partner Serbinë.

“Po bon hajgare po më duket”, është reagimi i parë i kreu të AAK-së, pasi gazetari Ridvan Berisha e pyet Ramush Haradinajn nëse në rast se zgjidhet kryeministër “A e sheh Serbinë si partner në konsolidimin e shtetit të Kosovës?”.

“Është ofendim më i thanë kryeministrit të ardhshëm, ose të nominimit, që e ki partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë. E kam Shqipërinë. Vëlla e motër, e çka të dush i kam shqiptarët së pari. I kam ata që më dojnë. E kam Kroacinë partner, e kam Austrinë, Gjermaninë. Qysh partner Serbinë?”, vazhdon tutje kandidati për kryeministër të Kosovës.

“Serbia është armik”, nënvizon ai, përcjell Gazeta Express. Tutje, Haradinaj thotë se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, as shteti yt nuk do ta njohë atë serb.

“Nuk vlen për ne Beogradi. Nuk janë kurrkushi, nëse dojnë bajmë dialog, nëse s’dojnë le të rrinë në punë të veta. Kush nuk na njeh edhe ne nuk e njohim”, ka deklaruar Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK. Ai thotë edhe se është më i Zoti se presidenti i zgjedhur i Serbisë Aleksander Vuçiq.

“Nuk jemi na qyqana. Unë jam më i Zoti se Vucici. Se atij ja kanë kriju Serbinë që 200 vjet. Unë kam marrë pjesë me e kriju [shtetin e Kosovës]”, ka thënë mandatari për kryeministër i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte tronditur Beogradin zyrtar edhe me një deklaratë tjetër, pak pas kthimit nga Franca ku ishte mbajtur sipas një fletarresti të Serbisë.

Haradinaj në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express, kishte thënë se sipas logjikës së Serbisë e cila po e ndjek atë, mund të ndiqen edhe krerët e Serbisë dhe se edhe Vuçiq mund të gjykohet në Prishtinë.

“Ndoshta ndonjë ditë edhe atij ia shtijnë një thes në kry edhe atëherë e gjykojmë edhe ne në Prishtinë me këtë logjikë, se kështu po flet ai. Ai po thotë hajde të gjykoj fer. Hajde edhe ti të gjykojmë fer në Prishtinë. Nëse nuk kalojmë në reciprocitet me Serbinë, shqiptari ka me vujt”, kishte deklaruar Haradinaj në ‘Komitet’, më 3 maj 2017. /GazetaExpress/.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...