Published On: 20 Maj, 2017

Haradinaj: Çdo vendim do ta marr në interes të atdheut

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka shumë të tillë që sot po moralizojnë me vendimin të cilën ai e mori, për tu bashkuar me PDK-në në koalicion parazgjedhor.
Sipas tij, “nëse është në interes të atdheut, nëse ka nevojë, çdo vendim do ta marrë”.

“Ky vendim është në interes të atdheut, dhe për këtë e kemi lidhë fatin. Kush janë të tjerët. Nuk janë të zot as me marrë vendime dhe as me i zbatu ato. Nëse ka të atillë që marrin vendim, ata nuk mundën ta zbatojnë. Me 11 qershor fati i vendit është ne duart e juaja. Unë nuk pritoj me ju thonë, në qat ditë që nisim punën do ta nderoj atdheun. Atë ditë që nisim punën atë ditë kanë me thonë ‘bac u kry”, ka theksuar Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbiseduan me qytetarë dhe sipërmarrës në Rahovec.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...