Published On: 24 Shtator, 2017

Haraçlinjtë, vrasësit, kidnapuesit, uzurpues, dhunues … të ardhur në pushtet me Listen serbe

  • Zgjedhjet e turpshme, në postet drejtuese, të treshes namkeqe: Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinaj, u bënë me angazhimin vendimtar të “Listës Serbe”. Kjo është dëshmuar në tri rastët zgjedhëse: të Hashimit – president, të Kadrisë – kryeparlamentar, të Ramushit – kryeministër.

  • Shkruan: Idriz Zeqiraj

Me harrnimin e një Qeverie neveritëse, me sekserë e matrapazë, me përzierje të gjithfarë ujemesh, u rihapën temat e nxehta e përvëluese për shqiptarët: Demarkacioni, “Zajednica” (e përdorim këtë term në origjinalin serb, sepse përkthimi i bërë në gjuhën shqipe, nuk është adekuat në përmbajtje), Dialogu me Serbinë.

Kërkesa e ligjshme e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për të përmbyllur çështjet e mbetura pezull me fqinjët sllavë, komentohen falsifikueshëm, gabueshëm dhe me cinizëm, deri në idiotësi. Dhe, janë pikërisht, ky soj, që e gatuan këtë çorbë të thartuar, disa me cytjen e Serbisë, ca të tjerë nga zori, meqë i kanë të hapura dosjet e krimeve dhe të tjerët, për karrierizëm të shfrenuar, të sëmurë.

    Akuzat e bazuara të popullit, për pushtetarët kriminelë

Tani, kur rihapën çështjet e padefinuara, si Demarkacioni, “Zajednica” dhe Dialogun me Serbinë, në kupolë të shtetit dhe të pushtetit është trinomi tragjik: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të cilët, populli i akuzon:

1) Për përçarjen e popullit;

2) Për përçarjen e faktorit ushtarak;

3) Për sabotimin e luftës;

4) Për provokimet, rrahjet, maltretimet, kidnapimet, burgosjet, vrasjet e kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë;

5) Për reket, haraç masiv të dhunshëm, deri në përgjakje;

6) Për uzurpime të pasurive shoqërore e shtetërore;

7) Për korrupsion, hajni zyrtare;

8) Për privatizime e tenderime, me përfitime marramendëse;

9) Për protestat e mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia, me qëllim të decentralizimit, për të ardhur ke “Zajednica” e sotme;

10) Për marrëveshjet e fshehta me Malin e Zi dhe Serbinë, deri në tjetërsim territori, falje tokash të parit dhe bërje hisedare të së dytës, për sundimin e Kosovës.

11) Për shpërdorim e vjedhje të dy Fondeve shumëmilionëshe të Mërgatës: Fondit “Vendlindja” thërret” dhe Fondit shtetëror “Tre përqindshi” (3%), pra, dhënia 3 %, nga shuma e rrogës mujore.

Treshja aktuale pushtetare, fatale e Kosovës, Hashimi, Kadrija, Ramushi, janë nën hetime vendore dhe ndërkombëtare, për krimet e cituara më parë. Dosjet e tyre i posedon Serbia, UNMIK-u, KFOR-i, EULEX-i. Inkriminimi i tyre është faktik:

  1. a) Janë shumë qindra varre;
  2. b) Janë nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit, në zinë e përjetshme;
  3. c) Janë nuset e veja, të veshura në të zeza, fëmijët jetimë, të përmallshëm dhe të përvajshëm, të Kosovës, që kërkojnë drejtësi, për bashkëshortët dhe baballarët e ekzekutuar, nga bandat e LPK-së, SHIK-u terrorist.

Dhe, në vend të drejtësisë, për shumë qindra vrasje politike, për hapjen e qindra varreve, familjet e viktimave dhe populli i Kosovës, provokohen çdo ditë nga persekutorët, pushtetarët vrasës, me paraqitjet e tyre të përgjakura, në mediat vizive, në lëvizjet, vizitat e tyre, të pëcjellur nga shpura dhe fjalimet bombastike e demagogjike, se, kinse, kanë “çliruar Kosovën” dhe janë të “denjë”, për ta udhëhequr këtë popull, të cilin, ndërkombëtarët e kthyen në shtëpitë e tyre, por, nuk e çliruan nga bandat terrorizuese të “komandantëve” vrastarë.

  “Lista Serbe” kontrabandoi në pushtet pengjet e Serbisë

Zgjedhjet e turpshme, në postet drejtuese, të treshes namkeqe: Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinaj, u bënë me angazhimin vendimtar të “Listës Serbe”. Kjo është dëshmuar në tri rastët zgjedhëse: të Hashimit – president, të Kadrisë – kryeparlamentar, të Ramushit – kryeministër.

Dhe, tashmë, nuk ka asnjë mëdyshje, hamendje se ata janë peng të dosjeve të tyre kriminale, janë në dorë të Serbisë dhe nuk mund të bëjnë veprime, pa lejen e miratimin e Serbisë. Dhe, është kjo arsyeja, për sinjalin – SOS -, që zyrtarët aktual të kësaj Qeverie, hallakamë dhe të pështirosur, për mënyrën dhe kushtet në të cilat u harrnua, e leckosur dhe të zhelosur, në formë dhe përmbajtje, duhet stopuar dhe larguar, deri në mohimin absolut, të qëndrojnë larg:

1) Demarkacionit;

2) “Zajednices” dhe

3) Dialogut me Serbinë.

Asnjë grup “uniteti”, grup shqyrtimi, bisedimi, dialogu, nuk mund të bëhet nën diktatin, drejtimin e treshes famëkeqe: Hashimit, Kadrisë, Ramushit apo të vartësve të tyre servilë dhe “aminxhinj”. Që të tre, janë të zgjedhur nga Serbia, përmes “Lista serbe”, përfaqësuese e interesave të Serbisë në Kosovë.

Rrjedhimisht, nuk përfaqësojnë popullin e Kosovës, nuk kanë asnjë fije legjitimiteti, për të folur dhe për të vendosur për Kosovë. Pra, janë të dhunshëm, njësoj si kuadrot e Millosheviçit, dy dekada më parë. / VIJON

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...