Published On: 30 Nëntor, 2016

Haliti: Askush nuk ka arsye që ta fshehë të vërtetën në rastin Dehari

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti gjatë seancës së rregullt të Kuvendit ka folur edhe për rastin Dehari. Haliti është shprehur se hetimet lidhur me këtë çështje janë duke u zhvilluar nga ana e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, pavarësisht që sipas tij lidhur me këtë proces ka pasur disa të meta.

Ai ka thënë se askush në vend nuk ka arsye që ta fshehë të vërtetën e këtij rasti. Sipas tij ka pasur të meta në hetimin e këtij rasti, por për to sipas Halitit tash është duke u marrë sistemi e drejtësisë në vend.

“Unë dje jam përpjekur të marr më shumë informata rreth hetimeve për lëndën që është duke u zhvilluar. Ka pasur të meta në hetime, por ato janë duke u kryer dhe zhvilluar me intensitetin më të madh nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se sa i përket seancës të propozuar nga partitë opozitare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin ‘Dehari’,  nuk e di se si parlamenti mund të ndihmoj në bardhjen e këtij rasti.

“Unë po besoj që askush nuk ka arsye që ta fsheh të vërteten në rastin Dehari. Nuk besoj që ka deputet në Kuvendin e Kosovës që nuk dëshiron që e vërteta të zbardhet. Nuk e di që ne si parlament a mund ta ndihmojmë sistemin e drejtësisë”, ka thënë Haliti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...