Published On: 24 Prill, 2017

Haki Rugova i LDK: nuk e di që të shtunën do të prishet koalicioni!

Gjithnjë e më shumë po raportohet për prishje të koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.

Sot mediat raportuan edhe për një datë tjetër për prishjen e koalicionit. U tha se të shtunën do të zyrtarizohet prishja e koaliconit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve.

U raportua se koalicioni qeveritar do të marrë fund këtë fundjavë, bazuar në burime brenda PDK-së dhe LDK-së.

Por, Periskopi ka kontaktuar me nënkryetarin e LDK-së, Haki Rugova lidhur me këto raportime.

Ai tha se nuk ka dijeni se të shtunën do të prishet koalicioni.

“Unë nuk jam në dijeni për një plan të tillë”, tha ai në një bisedë nëpërmjet telefonit.

I pyetur se përse PDK po insiston kaq shumë në prishjen e koalicionit, Rugova tha se kësaj përgjigje s’mund t’i japë përgjigje, por shtoi se LDK dhe PDK kanë një marrëveshje koalicioni për të qeverisur dhe kjo marrëveshje duhet çuar deri në fund.

“Unë nuk e di pse PDK insiston kaq shumë në prishjen e koaliconit. Mund të them se kemi një marrëveshje koalicioni të cilën duhet çuar deri në fund”, tha ai.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAH……………….

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...