Published On: 14 Qershor, 2017

Haki Abazi skeptik për mundësinë e formimit të qeverisë!

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi ka thënë se formimi i qeverisë do të marrë pak kohë sepse gjërat ende nuk janë të qarta në kuptimin e numrave, por një gjë është e qartë sipas tij pra në qoftë se PAN-i do të formonte qeverinë do të ishte një qeveri e brishtë dhe një opozitë e fortë, përcjell Gazeta Blic.

Sipas Abazit cilado qeveri që do të formohet do hasë në vështirësi për çështjet si demarkacioni, asosicioni, formimi i ushtrisë, procesin e liberalizimit të vizave.

“Formimi i qeverisë do të marrë pak kohë, ende nuk ka asgjë të qartë në kuptimin e numrave, por ajo që është e qartë është se do të kemi një qeveri të brishtë në numra dhe një opozitë të fortë nëse PAN formon qeverinë. Cilado qeveri që krijohet ka me pas shumë të vështirë që pa konsensus nacional të adresojë problemet e Demarkacionit, Associacionit, formimin e Ushtrisë dhe procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Abazi nuk është befasuar aspak nga rezultatet e arritura nga Lëvizja Vetëvendosje, jemi në kohën e fenomeneve si Trump e Macron natyrisht nuk krahasohen me VV-në por njerëzit ndihen të obliguar ndaj Kurtit për shkak se ka qenë sinonim i një procesi të gjatë shtetformuese. Madje ai ka thënë se në rritjen e saj kanë ndikuar edhe dështimet e qeverive të kaluara, tradhti siç e quan ai e PDK-së ndaj LDK-së naive.

“Jo nuk është aspak befasi që Vetëvendosja ka dyfishuar numrin e votuesve. Natyrisht që në proces VV-ja është rritur, gjithashtu dështimet e qeverive të kaluara, vendim i PDK-së për t’a tradhtuar LDK-në e ka bërë të pabesueshëm.

Ndërsa anën tjetër e ka bërë LDK-në naive dhe në fund jemi duke jetuar në kohën e befasive në kuptimin e ndryshimeve. Kjo është koha e fenomeneve si Trump e Macron që nuk krahasohen me VV-në por megjithatë duhet parë se njerëzit në fakt ndjehen të obliguar ndaj Albin Kurtit si një lider që ka treguar konsitencë dhe është sinonim i një procesi të gjatë e të mundimshëm në procesin e shtet formimin. Analizat për atë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë në Kosovë do të shihen pas zgjedhjeve lokale në Nëntor”, është shprehur Abazi.

Ajo çfarë i nevojitet Kosovës sipas Abazit është një qeveri e qëndrueshme në vota kjo edhe do të ishte qeveri e shpëtimit. Por nuk shprehet shumë optimist se një gjë e tillë mund të ndodh për shkak se duhet të kemi parasysh polarizimin e skajshëm dhe interesat e kampeve të ndryshme, dhe që është shumë e vështirë që këto interesa të konsilidohen në një vijë qeverisëse.

“Është e vërtet që në agjendën e vështirë dhe izolimin total që i ka ndodhur Kosovës në këto vitet e fundit i nevojitet qeveri e fortë dhe e qëndrueshme në vota, kjo do të ishte qeveri e shpëtimit, por nuk jam shumë optimist që kjo do të ndodhë duke pasur parasysh polarizimin e skajshëm dhe interesat e kampeve të ndryshme. Është shumë vështirë që këto interesa të konsilidohen në një vijë qeverisëse dhe do të kishte humbës të mëdhenjë që do të konsideroheshin edhe dështime. Përveç që ndryshimet do të ishin tektonike, partitë e kanë edhe interesin në zgjedhjet lokale që do të ndikohen nga proporcioni i fuqisë politike në qeverinë qendrore dhe kjo vet si faktorë e bën të vështirë arritjen e një qeverie konsensuale në nivelin nacional”, ka thënë ai./GazetaBlic.com/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...