Published On: 20 Qershor, 2017

Haki Abazi me plan konkret për Qeverinë e re. Ja emrat që ai propozon për Kryeministër!

Analisti politik, Haki Abazi ka paraqitur një plan konkret se si duhet të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se në Kosovë duhet të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse, me kryeministër për 2 vjet Ramush Haradinajn, dhe 2 vjet të tjera Albin Kurtin, raporton Gazeta Blic.

Sipas propozimit të tij, kryetari i Kuvendit duhet t’i takoj LDK-së.

Ndëse ky opsion i parë nuk bëhet, ai tha se duhet të shkohet në shtator në zgjedhje të reja qendrore, së bashku me ato lokale.

Shënimi i plotë:

Institucione te unifikimit dhe ekzekutiv funksional me interesin e qytetareve ne qender

Ne kohe te veshtira vendime te veshtira (Demarkacioni, Associacioni, Krimi, Korrupcioni, Liberalizimi, Krijimi i ushtrise, njohjet nderkombtare, dalja nga varferia, dalja nga izolimi…). Askush nuk do te preferonte qe ky te jete raporti i votave qe askush nuk mundet me kriju qeveri vet apo nepermjet nje koalicioni natyror ose afersisht natyror. Por shteti duhet ecur para dhe e verteta eshte se perballe ka nje grumbull procese dhe mbeturina qe duhet larguar e qe pergjithesisht as VV, as LDK e as AAK nuk jane fajtor per krijimin e tyre. Nuk mendoj qe duhet perqare edhe me tutje e aq me pak nuk e besoj qe fjalori i ulet mund te rregulloje gjerat por ajo qe eshte me rendesishme nuk duhet mbetur ne meshiren e Lista Srpska per te formuar institucionet e reja te dalura nga keto zgjedhje. Cdo dite ne nje qeverisje te tille eshte thellim i ndarjes dhe thellim i deshtimeve, shkuarje mbrapa. Me perfaqesuesit e vertet te Serbeve te Kosoves dhe komuniteteve tjera sigurisht qe do te duhej bashkepunuar por jo edhe me vet sabotuesit e shtetit dhe kushtetutshemerise. Rrjedhimisht jane dy skenare: 1. Qeveri gjitheperfshirese dy vite kryeminisiter Ramush Haradinaj nga PAN dhe dy vite Albin Kurti nga VV ndersa kryetar Parlamenti perfaqesuesi i LDK. Sa perket Ministrive dhe pozitave tjera kyqe besoj do te duhej te behej ndarje proporcionale te ketyre pozitave sipas perqindjes se uleseve ne parlament. Ne asnje forme kjo nuk eshte zgjidhja ideale por eshte zgjidhje me pak e dhimbshme se cilado tjeter’ dhe ne ekte formule tradhetia poltike eshte shume pak e mundur. opcioni 2. Shkuarja ne zgjedhje te reja parlamentare se bashku me zgjedhjet lokale.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...