Published On: 23 Gusht, 2017

Hakerët “transferojnë” Di Marian në Barcelonë (Foto)

  • Llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar nga hakerët. Këta të fundit kanë “zyrtarizuar” transferimin e Angel Di Marias

Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter është hakuar, të mërkurën në mëngjes, me ç’rast është zyrtarizuar transferimi i yllit të PSG-së, Angel Di Maria.

“Mirëserdhe në FC Barcelona, Angel Di Maria”, ishte shkruar në faqen zyrtare të klubit katalunas.

Pas pak orësh Barcelona ka konfirmuar se faqja e tyre është hakuar, raporton Goal, përcjell Express.

“Llogaritë tona janë hakuar sonte. Po punojmë që të zgjidhim problemin sa më shpejtë që është e mundur. Faleminderit për durimin”, ka shkruar Barcelona.

Meritat për këtë veprim ndaj Barcelonës i ka marrë OurMine, një grup i hakerëve nga Arabia Saudite. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...