Published On: 27 Maj, 2017

Hajredin Kuçi: UÇK është nana e PDK-së

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një tubimi në Skënderaj, është shprehur tejet optimist se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.“Sa herë kemi ardhë këtu e kemi ditë që kemi me fitu, edhe padyshim që edhe sot e dimë që PDK do të fitojë. Kadri Veseli e ka filluar një projekt të ri që quhet “Fillimi i Ri”, dhe këtë “Fillim të Ri” di ta bëjë vetëm një njeri me dije dhe guxim”.“Ky fillim i ri nënkupton me e respektu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të respektohet mjeku, polici, arsimtari dhe të gjithë të tjerët, ta kthejmë besimin e qytetarit tonë, t’ia kthejmë besimin djalit e vajzës tonë, e këtë mund ta bëjne vetëm njerëz që kanë guxim e që kanë marrë vendime të mëdha vazhdimisht”.

“Ka shumë punë për të bërë, ne kemi bërë punë të mira për vendin, nuk ka aktivitet të mbarë e të mirë për Kosovësn që se kanë emrin e burrave dhe grave të Drenicës, e burrat e gratë e PDK-së”.“Emrat e UÇK-së janë mu në PDK dhe në Drenicë”.“Prekazi e Drenica janë nana e UÇK-së”.“Unë kam një bindje të plotë se UÇK-së është nana e PDK-së. Asnjëherë nuk heqim dorë prej Drenice e as prej UÇK-së”.“Keni besim të Kadri Veseli e tek partnerët tanë qe i kemi në koalicion. Ne e dimë prej nga kemi ardhë dhe e dimë ku kemi me shku, Veseli ka ec në hap me Adem Jasharin dhe tash do të ecë në hap me integrime evropiane”.“Do ta bëjmë vendin tonë të mirë. Ne më 11 qershor do t’i besojmë PDK-së edhe Drenica edhe gjithë Kosova”.“E dimë që më 12 qershor ka qenë dita e lirisë, e më 12 qershor do të jetë dita e shkëlqimit të Kosovës”.“Jam i bindur që do të rrugëtojmë bashkë, votone koalicionin, më 11 qershor është dita e fitores, për fillim të ri dhe për një shpresë të re”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...